Zbuloni të panjohurat në Shpellën e Kabashit
Është unike në Shqipëri dhe ndoshta më e bukura në ballkan. Formohet nga shkëmbinj gëlqerorë dhe ka një gjatësi 120 m. Brënda mund të gjeni forma karstike që ngjajnë me majat e koshereve të bletëve.
Shpella ndodhet afër fshatit Kabash.
Ështe e nevojshme për një udhëzues të veçantë për ata që e viztojnë për here të pare. Pjesa e zbuluar formon një labirint dhe është e mbushur me stalaktide dhe stalagmite me një bukuri të rrallë.
Informacion mbi sigurinë
-
Vizitorët duhet të shoqërohen nga një udhëzues (click here).
-
Vizitorët duhet të kenë pajisje dhe mjetet e duhura sigurie, duke përfshirë fenerët dhe helmetat.
-
Kini kujdes nga sipërfaqet e rrëshqitshme.
itinerari në Shpellën
e Kabashit
Kohët e fundit ka patur përmisime në segmentet rrugore duke e bërë më të lehtë vizitën në këtë vend natyror.
Në rrugën kryesore Cerrik- Gramsh, merrni daljen drejt fshatit Drizë. Drejtohuni për rreth një orë deri në vëndin e fillimit në hartë.